Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Skuadra angleze bie nga Premier Liga pas 11 vitesh

nga Venera Grabanica13 maj 2023
Skuadra angleze bie nga Premier Liga pas 11 vitesh

Pas 11 vitesh pjesëmarrje në elitën e futbollit anglez, Southamptoni edhe zyrtarisht ka rënë nga Premier Liga.

Humbja e sotme 2:0 nga Fulhami edhe zyrtarisht e konfirmoi se Southamptoni është skuadra e parë e këtij sezoni që siguron rënien nga liga.

Ndërkaq, golat e fitores për Fulhamin i shënuan Carlos Vinicius (minuta e 48’) dhe Aleksandar Mitrovic (minuta e 72’).

Pas kësaj fitoreje, Fulhami ngjitet në pozitën e nëntë në tabelë në kuotën e 51 pikëve.

Në anën tjetër, Southamptoni siguron rënien nga liga ku pozicionohet në vendin e 20 në tabelë në kuotën e 24 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes 2:0 në favor të Fulhamit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →