Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Snoop Dogg anulon të gjitha datat e koncerteve jashtë SHBA-së

nga Xh.D30 maj 2022

Snoop Dogg ka anuluar të gjitha data e turneut të ardhshëm që ishin planifikuar jashtë SHBA-ve.
Reperi njoftoi përmes Instagramit lajmin se ka anuluar datat e caktura për pjesën e mbetur të vitit 2022.
“Të dashur miq dhe fansa, për shkak të konflikteve të paparashikuara të planifikimit, duke përfshirë detyrimet familjare dhe projektet e ardhshme televizive dhe filmike, Snoop Dogg ndjen keqardhje që po anulon të gjitha datat e ardhshme të turneut jo në SHBA për pjesën e mbetur të vitit 2022”, thuhej në deklaratë.
Para se të lajmëronte për këtë anulim të datave, Snoop ishte planifikuar që të performonte në të gjithë Evropën, filluar nga 26 gushti deri më 19 shtator.
Në shkurt, reperi publikoi albumin “BODR”.
Gjatë karrierës së tij, ai ka shitur rreth 23 milionë albume në SHBA dhe 35 milionë në gjithë botën./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →