Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot fillon manifestimi “Ditët e Agimit”

nga RTV211 maj 2017

Në manifestim do të mbahen një sërë aktivitetesh të Komunës së Gjilanit

Në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, nga data 1 deri 3 maj, do të mbahen një sërë aktivitetesh të Komunës së Gjilanit.

Sot, më 1 maj do të mbahet turniri në futboll të vogël, turniri i shahut dhe ndezja e flakadanëve në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditën e dytë të manifestimit ditën e martë me mbajtjen e orës së madhe letrare “Muza e Agimit”, ndërsa në ditën e tretë dhe të fundit do të mbahet Dita e SHFMU “Agim Ramadani”, vendosja e luleve te shtatorja e Agim Ramadanit në Gjilan.

Po ashtu, do të mbahet edhe një program i shkollës “Agim Ramadani”, si dhe aktiviteti “Krosi i lirisë”-nga varri i Idriz Seferit deri te kroi i Agimit, si dhe tubimi qendror “I këndojmë Agimit”

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →