Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP

nga B G2 shkurt 2026
Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP

Afati i fundit për subjektet dhe kandidatët që duan të paraqesin ankesë përpara Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është ora 11:00 e së hënës, para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë procesin e certifikimit të rezultateve.

Një ankesë është paralajmëruar tashmë nga Igor Simiq, kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe.

Simiqi ka bërë apel për mosmiratimin e listës së kandidatëve të partisë së tij, pas një vendimi të marrë të shtunën, ku dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe abstenimi i pjesës tjetër të anëtarëve të KQZ-së e pamundësuan miratimin e saj.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka një afat prej katër ditësh për të shqyrtuar ankesat. Po ashtu, pas dy ditësh nga marrja e vendimit të PZAP-it, palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme, e cila ka tri ditë për të dhënë një vendim përfundimtar.

Duke llogaritur afatet ligjore, vendimi përfundimtar mund të zgjas deri në mes të shkurtit.
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →