Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot përfundon afati për ankesa në PZAP

nga B G5 mars 2021

Subjektet  politike dhe kandidatët vetëm edhe sot kanë afat të  të dorëzojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Deri dje në ora 17:00 në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), janë parashtruar 15 kundër publikimit të rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ-ja.

Kurse , kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha sot do të dërgojë një ankesë në PZAP, për shkak të orkestrimit të votave të Listës Serbe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit. Ai ka njoftuar  se pjesë e ankesës do të jenë edhe partitë e tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

Për të marrë vendim për këto ankesa, PZAP do të ketë kohë tri ditë. Nëse palët janë të pakënaqura me vendimet e PZAP, atëherë mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →