Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sonte ndizen qirinj nëpër ballkone

nga Egzona Mehmeti15 janar 2021

Të gjithë shqiptarët nëpër botë janë ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagët e Hapura” që sonte nga ora 20:00, në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë nëpër ballkonet e tyre të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi.

“Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” FTON të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!”, është bërë e ditur në komunikatën e kësaj qendre.

Po ashtu, është shtuar edhe se “Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë!

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →