(Lajm i përditësuar)
Spanja është çerekfinalistja e radhës e Euro 2024
Spanja është çerekfinalistja e radhës e Euro 2024, pasi fitoi me përmbysje ndaj Gjeorgjisë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin debutuesit falë një autogoli të Normand.
Gjeorgjia rezitoi deri në minutën e 39-të, kur Rodri shënoi edhe golin e barazimit.
Me fillimin e pjesës së dytë “La Roja” e nisi vrullshëm dhe Ruiz kaloi ekipin në avantazh. Nico Williams shënoi dhe të tretin, teksa Dani Olmo vulosi fitoren 4-1.
Në çerekfinale spanjollët i pret Gjermania, e cila u kualifikua pas fitores 2-0 ndaj Danimarkës.
Spanjë – Gjeorgji 0:1
Gjeorgjia ka kaluar në epërsi në minutën e 18-të në ndeshjen kundër Spanjës.
Autogol në minutën e 18-të shënoi Robin Le Normand.
Ka filluar ndeshja mes Spanjës dhe Gjeorgjisë në kuadër të grupit të tetë së finales të “Euro 2024”.
Ndeshja po luhet në Koeln.
Këto janë formacionet me të cilat po luajnë këto dy shtete:
Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Ruiz, Rodri, Pedri, Yamal, Morata, Williams
Gjeorgjia: Mamardashvili, Lochoshvilli, Dvali, Kashia, Gvelesiani, Kakabadze, Kochorashvili, Kiteishvili, Chakvetzade, Mikautadze, Kvaratskhelia










