Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Stano përfundon mandatin si zëdhënës: Lajcak është emisar deri në janar

nga B G28 nëntor 2024
Stano përfundon mandatin si zëdhënës: Lajcak është emisar deri në janar

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka mbajtur një konferencë sot, në kuadër të mbylljes së mandatit të tij këtë të shtunë. Gjatë kësaj konference, Stano ka diskutuar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për mandatin e Emisarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Në lidhje me mandatin e Lajçak, Stano ka theksuar se ai do të përfundojë më 31 janar. Ai sqaroi se për çështjen e mandatit të Emisarit Special, vendimi i takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. “Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, zgjat deri në janar dhe mandati ynë do të përfundojë së shpejti, këtë të shtunë. Nuk më takon mua të flas për këtë apo të komentoj se çfarë do të ndodhë më pas. Mund t’ju kujtoj vetëm se kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vendimi për mandatin e çdo Përfaqësuesi Special është në dorën e shteteve anëtare dhe ato duhet të vendosin për këtë”, ka deklaruar Stano, duke shtuar se çështja do të diskutohet në nivele të tjera të Bashkimit Evropian.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →