Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Struga e vazhdon me fitore aventurën në Ligën e Konferencës

nga R10 gusht 2023
Struga e vazhdon me fitore aventurën në Ligën e Konferencës

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga po e vazhdon në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën e Konferencës.

Në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, Struga e ka fituar ndeshjen e parë kundër skuadrës nga Luksemburgu, Hesperange.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Trening Centar Petar Miloševski” në Shkup, Struga e ka mposhtur Hesperangen me rezultat 3:1.

Të tre golat për Strugën i shënoi Besart Ibraimi (minuta e 23’, minuta e 40’ dhe minuta e 77’), kurse golin e nderit për Hesperangen e shënoi Dominik Stolz në minutën e 46’ të ndeshjes.

Ndeshjen e kthimit kundër Hesperanges, Struga do ta zhvillojë si mysafirë në stadiumin “Stade de Luxembourg” më 17 gusht me fillim nga ora 20:00.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Strugës. /kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →