Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sulmohet Kryetari i Gjykatës Themelore dega në Vushtrri

nga B G11 dhjetor 2019

Arrestohet i dyshuari

Kryetari i Gjykatës Themelore dega në Vushtrri, është sulmuar fizikisht nga  një person.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv se është arrestuar  dyshuari për sulmin.

Arrestimi i të dyshuarit Sh. Sh., 54 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht Kryetarin e Gjykatës Themelore dega në Vushtrri viktimën mashkull K-Shqiptar, lidhur me një lëndë ku ishte i përfshirë si i dyshuar.”, ka thënë Zahiti.

Ai po ashtu ka treguar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë. Ndaj tije është iniciuar rast vepër penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →