Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sveçla kujton Epopenë e UÇK-së, thotë se synimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë të reshtur

nga Miranda Beqaj5 mars 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot me rastin e Epopesë së UÇK-së, e ka kujtuar qendresën dhe sakrificën e e familjes Jashari.
Sipas Sveçlës, familja Jashari luftoi me trupat e tyre dhe sfiduan armatë të tërë të forcave paramilitare serbe.
”Të vendosur që nuk do të dorëzoheshin të gjallë në duart e okupatorit serb, rezistuan deri në armatimet e fundit që i bartnin edhe gratë e fëmijët e familjes. Edhe pas gjithë këtyre viteve, edhe pas krimeve e gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë, synimet e saj ndaj Kosovës nuk kanë reshtur. Kosova është e pavarur dhe sovrane falë rezistencës së popullit tonë dhe kjo është e pakontestueshme”, ka thënë Sveçla.
Ndërkaq, sot me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është mbajtur ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së. Të pranishëm në ceremoni ishin presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, kryepalamentari, Glauk Konjufca, ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj dhe kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari.
Ndërsa, për nderë të kësaj dite edhe Kuvendi i Kosovës ka mbajtuar një seancë solemne./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →