Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Taksa për vetura, Haradinaj fton qytetarët që të protestojnë

nga Egzona Mehmeti14 korrik 2021

Ish-kryeministri i Kosovë dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot iu ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë kundër taksës prej 5 euro për regjistrim të veturave.
Ai ka theksuar se taksa prej 5 eurove për automjet i zbraps xhepat e qytetarëve.
“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit. Qytetarë të nderuar, PROTESTONI! U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!”, ka shkruar Haradinaj në facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →