Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Talibanët: Nuk do të ketë qeveri kalimtare në Afganistan

nga Venera Grabanica15 gusht 2021


Dy zyrtarë talibanë i thanë Reuters sot se nuk do të ketë qeveri kalimtare në Afganistan dhe se ata presin që pushteti i plotë t’u dorëzohet atyre.
Presidenti Ashraf Ghani u largua nga Afganistani pasi talibanët hynë sot në kryeqytetin Kabul, duke hapur rrugën për kthimin e tyre në pushtet dy dekada pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i dëbuan ata, raporton Reuters.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Afganistanit Abdul Satal Mirzakaval tha më herët se pushteti do t’i kalohej administratës kalimtare.
Talibanët hynë në Kabul në mënyrë paqësore, raportoi një reporter i CNN nga kryeqyteti i Afganistanit. Siç tha ai, të shtënat u dëgjuan në disa vende, por nuk ka raporte për përleshje në rrugë ose përqendrim të forcave afgane të sigurisë për të parandaluar hyrjen e tyre.
Në të njëjtën kohë, Reuters raporton se talibanët kanë hyrë në pallatin presidencial në Kabul.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →