Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Taravari: Ivanov ushtar i VMRO-DPMNE-së

nga E.Bullaku2 qershor 2017

Taravari premtoi ndryshime në shëndetësi

Vizitën e parë si Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari ia bëri klinikës së Tetovës.

Ai tha se kjo vizitë nuk është e rastësishme por spitali klinik i Tetovës është një nga spitalet që ka më së shumti nevojë për investim.

Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i LR-PDSH-së, tani më Ministër i Shëndetësisë, dje nuk e vizitoi presidentin Gjorgje Ivanov, siç bënë thuaj se të gjithë ministrat tjerë, shkruan tv21.tv

Ai tha se do të vazhdoj që ta injorojë presidentin Ivanov, duke e fajësuar për dhunën e shkaktuar në Kuvend natën e 27 prillit.

Taravari vazhdoi edhe më tej duke thënë se Ivanov është ushtar i VMRO-DPMNE-së. Nga Tetova, Taravari drejtoi akuza edhe drejt paraardhësit të tij, Nikolla Todorov duke kritikuar punën dhe sistemin që e ka implementuar Todorov në shëndetësi.

Që nga vizita e parë zyrtare , Taravari premtoi ndryshime në shëndetësi si dhe rregullim të marrëdhënieve mes mjekut dhe pacientit. Ministri i ri i Shëndetësisë nuk përjashtoi as ndryshimin e drejtorëve të spitaleve.

Ai tha se këto ndryshime do të bëhen në një periudhë 4-5 muaj, ndërsa për këtë punë do të formohet një komision i posaçëm./21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →