RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të armatosur e me maska grabisin një pompë derivatesh

nga Kaltrina Berila9 shtator 2023
Të armatosur e me maska grabisin një pompë derivatesh

Tre persona të armatosur dhe të maskuar, dyshohet se kanë kryer një grabitje në një pompë të derivateve në Rrugën “Mon Balaj’ në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë grabitur nën kërcënimin e armës nga viktimat afro 800 euro.

“Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë rasti po hetohet./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →