Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”

nga B G14 shtator 2024
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”

Qytetarët të hënën do të mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e “Trafikut Urban” në kryeqytet, njofton Komuna e Prishtinës.

Po ashtu bëhet e ditur se falas do të jenë edhe biçikletat publike nëse jeni të regjistruar apo do të regjistroheni në aplikacionin “Nextbike”.

Sipas njoftimit, kjo po bëhet me rastin e Javës Evropiane të Mobilitetit.

“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë. Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftimin e Komunës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →