RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të premten, Haxhiu mbledh kryetarët e partive për seancën konstituive

nga Gentrita Xhemajli28 korrik 2026
Të premten, Haxhiu mbledh kryetarët e partive për seancën konstituive

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të premten, më 31 korrik, një takim të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi do të mbahet në orën 11:00, në Sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës.

Në rend të ditës është vetëm një pikë: përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →