Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Të shtëna me armë në koncertin këngëtares shqiptare

nga Venera Grabanica6 korrik 2022

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max, është duke mbajtur koncerte në vendet e ndryshme të botës.
Pak ditë pasi performoi në një koncert në Londër ajo u drejtua për në Filadelfia të ShBA-së, për koncertin e saj me rastin e 4 korrikut. Por jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi që në atë koncert janë dëgjuar të shtëna me armë.
Për këtë Ava e ka bërë një reagim në rrjetet sociale, teksa ka shtuar se është traumatizuar.
“Jam e shkatërruar nga të shtënat që ndodhën pas shfaqjes sonë Filadelfia mbrëmë. Nuk e di se çfarë po ndodh me këtë vend. Kudo që jemi ne jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo duhet të marrë fund. Unë lutem që të gjithë të qëndrojnë të sigurt në shfaqjet dhe ngjarjet e ardhshme, me gjithë dashurinë time”, ka shkruar ndër tjera Ava në Instagram./21Media

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →