RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Të shtëna me armë në mes familjarëve, një i plagosur

nga Kaltrina Berila31 dhjetor 2023
​Të shtëna me armë në mes familjarëve, një i plagosur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona, familjarë mes vete, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri të shtunën në fshatin Sopijë të Suharekës, ndërsa si pasojë njëri është plagosur edhe ka kërkuar trajtim mjekësor.

Policia ka thënë se janë konfiskuar në vendin e ngjarjes dy pistoleta dhe 16 gëzhoja.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Sopijë, Suharekë / 30.12.2023 – 15:00. Raportohet për të shtëna me armë zjarrin nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë (familjar në mes vete), ku njëri është plagosur dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy pistoleta dhe 16 gëzhoja janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →