Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim

nga Kaltrina Berila5 shtator 2025
Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dyshohet konflikt për vendparkim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Kukësit.

Sipas burimeve paraprake, nuk ka persona të plagosur, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e incidentit.

Mësohet se dyshohet për një konflikt të çastit mes disa personave, ku shkak mund të jetë bërë parkimi i automjeteve.

Aktualisht, policia po administron provat dhe po merr dëshmitë e banorëve në zonë. Pritet një komunikatë zyrtare nga policia e Kukësit në orët në vijim./oranews

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →