Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

nga Venera Grabanica16 maj 2026
​Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka bërë vozitje të rrezikshme me veturën e tij. Pas ndalimit nga policia, ai ka nisur me vrull automjetin në drejtim të zyrtarit policor, por pa e goditur atë.

Gjatë arrestimit, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vozitje të rrezikshme me veturën e tij. Po ashtu pas ndalimit i dyshuari ka nisur me vrull veturën e tij në drejtim të zyrtarit policor, por nuk e ka goditur. I dyshuari gjatë arrestimit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →