Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë

nga B G14 gusht 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur paralajmërimin e Richard Grenell për takim të liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Thaçi po ashtu  ka shprehur mirënjohje ndaj SHBA-së për përkushtim.

“Unë mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës ndaj SHBA për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Thaçi.

I welcome the announced meeting at the White House on negotiations between #Kosovo and #Serbia. We are greatful to the #US for the tremendous dedication to peace & stability in the region.

— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 14, 2020

Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me këtë ka thënë se SHBA është vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur sot se takim se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ky takim ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por u shty për shkak të publikimit të aktakuzave të pakonfrimuara  ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →