Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi priti shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë

nga Kaltrina Berila4 shtator 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, të cilit i ka dëshiruar mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në punën e re.

Thaçi u shpreh se Kosova ka vetëm një drejtim, anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar vullnetin e institucioneve që të punojnë pa ndalë në këtë drejtim.

“Është arritur shumë, por edhe shumë mbetet për t’u bërë”, ka thënë presidenti.

Ambasadori Szunyog u shpreh i lumtur me detyrën e re dhe njoftoi për projektet e reja të BE-së, veçanërisht ato me theks në tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19.

I pari i vendit e siguroi ambasadorin Szunyog se do ta ketë përkrahjen dhe bashkëpunimin e plotë të institucioneve të shtetit të Kosovës në realizimin e projekteve që afrojnë Kosovën drejt BE-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →