Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi viziton familjen Rugova, i uron për Ushtrinë

nga Kaltrina Berila28 dhjetor 2018

Pas zyrtarizimit të ushtrisë, Thaçi shkon në familjen e Rugovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar familjen e ish- Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

I pari i shtetit, tha se arsyeja e vizitës është urimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Presidenti tha se trashëgimia shtetformuese e Presidentit Rugova ka qenë dhe është shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Ishte një moment i veçantë për të takuar gjithë anëtarët e familjes Rugova, për t’i uruar themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe festat e fundvitit dhe falënderuar për trashëgiminë shtetformuese të Presidentit Rugova për Kosovën”, përfundoi ai.

Bashkë me Thaçin ishin edhe dy zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi.

I pari i vendit, Hashim Thaçi sot dekretoi ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →