Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Theren me thikë dy burra në Prishtinë

nga Kaltrina Berila29 shtator 2023
Theren me thikë dy burra në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra janë therur me thikë, në dy raste të ndara që kanë ndodhur në Prishtinë, njëri të mërkurën e tjetri të enjten.

Për rastin e së mërkurës i dyshuari është arrestuar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa rasti që ka ndodhur të enjten është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi që është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e QKUK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →