Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Theren me thikë tre persona në Prizren

nga Kaltrina Berila29 dhjetor 2024
Theren me thikë tre persona në Prizren

Tre persona janë lënduar si pasojë e një sulmi që e patën nga një grup i të rinjve sot pas mesnatë në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 29.12.2024 rreth orës 02:00, pas mesnate, është raportuar për një imcident,therja me thikë në Rrugën “Remzi Ademi” në Prizren. Viktima janë sulmuar nga një grup të rinjësh, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime të rënda. Policia menjëher ka reaguar dhe është duke hetuar rastin. Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, dy nga ata ishin në gjendej më të rëndë”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimin të dyshuarve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →