Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tre persona theren me thikë në Prizren

nga B G28 tetor 2022

Tre persona janë lënduar pasi janë therë me thikë mbrëmë (27 Tetor 2022,) rreth orës 21:00 në fshatin Malësi e re në Prizren.
Sipas policisë lëndimi i personave ka ardhur si pasojë pas një konflikti të çastit derisa të rinjtë ishin duke luajtura lojëra kompjuterike në një lokal aty afër.
“Në mesin e të rinjve të përfshirë në konflikt, tre nga ata kishin marrë lëndime trupore të shkaktuar nga një mjet i prehtë (dyshohet thikë), ata janë dërguar në emergjencë në Prizren, pasi iu është dhënë ndihma e parë dy nga të lënduarit janë ndalë për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa njëri nga ata është liruar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se pasi është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, janë mbledhë provat dhe dëshmitë, si dhe janë intervistuar të dyshimtit , është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit katër nga të dyshuarve iu shqiptohet masa ndalim policor për 48 orë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →