Është therur më thikë një burrë në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje me persona të dytë.
Të njëjtit, pas aktit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 01:20, pas mesnate.
Ndërkohë, i dëmtuari ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.
Menjëherë pasi rasti është raportuar, njësiti policor ka arritur në vendin e ngjarjes./21Media










