Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Therje me thikë në Podujevë, viktima dërgohet në QKUK

nga Gentrita Xhemajli4 maj 2025
​Therje me thikë në Podujevë, viktima dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka raportuar një incident të rëndë në rrugën “Ilir Konushefci”, në Podujevë, ku një person është therur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:13, kur pas një konflikti të raportuar, i dyshuari ka sulmuar viktimën, gjithashtu mashkull kosovar. Viktima është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, pas intervistimit nga organet e hetuesisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →