Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Tjetër sukses i suksesshëm i FHK-së, çifti Bujupi debuton në kupat evropiane

nga Venera Grabanica7 tetor 2024
Tjetër sukses i suksesshëm i FHK-së, çifti Bujupi debuton në kupat evropiane

Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se ka edhe një çift gjyqtaresh në kupat evropiane në hendboll. Pasi morën lajmin e EHF-së, çifti Genc e Getoar Bujupi kanë debutuar në garat kontinentale për klubet e hendbollit.

Të shtunën e të hënën dyshja Bujupi drejtoi ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup për hendbollistë në mes të skuadrës turke Gorele dhe asaj nga Maqedonia e Veriut, Metalurg Avtokomanda.

Ndeshjet janë krijuar në Gorele të Turqisë. Ndeshjen e parë e fitoi skuadra turke me rezultat 36:28. Ndeshja e dytë i takoit Metalurgut me rezultat 37:34.

Tutje avancon skuadra turke. Genc e Getoar Bujupi kanë arritur me plotë suksese ndeshjet evropiane që nuk ishin shumë të lehta.

Gjatë verës ata drejtuan ndeshjet në Evropianin e të rinjve në Prishtinë dhe tani pritet të delegohen më shpesh për ndeshjet e kupave evropiane.

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →