RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tjetër tentativë e familjarëve të 8 vjeçarit për t’u futur me forcë në Gjykatë

nga E.Bullaku18 nëntor 2021

Ora 10:40 solli sërish përplasje në dyert e jashtme të Gjykatës së Fierit. Familjarët e M.V. tentuan të hyjnë sërish me forcë.
Një djalë i ri u pa duke kaluar mbi kangjellat e derës për t’u futur në oborrin e gjykatës.
Gjithçka ndodhi pas informacioneve se Klodian Çalamani (autor i vrasjes së 8 vjeçarit) po mbërrin në gjykatë për masën e sigurisë.
Përplasjet me Policinë vijuan edhe pas kësaj tentative të dështuar. Shkak u bë pasi ata kishin bllokuar rrugën dhe nuk lejonin daljen e një furgoni të Policisë me persona të tjerë që kishin mbaruar seancat e tyre gjyqësore.
Më pas furgoni arriti të kalojë.  Zona është blinduar me Polici.
Ndërkohë Klodian Çalamani nuk ka mbërritur në Gjykatë ende dhe pse seanca ishte caktuar në orën 10.
Familjarëve para Gjykatës u janë bashkuar dhe qytetarët të tjerë./oranews

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →