Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Tottenham e nis vitin 2022 me fitore

nga E.Bullaku1 janar 2022

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Watford dhe Tottenham, e vlefshme kjo për xhiron e 21 të Premier Ligës angleze.
Skuadra e Antonio Contes ka arritur ta fillojë vitin 2022 me fitore, ku e mposhti me rezultat minimal 1:0 si mysafirë Watfordin.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit pa gola, mbrojtësi Davinson Sanchez ka befasuar skuadrën e Watford, duke shënuar golin e fitores për Tottenhamin në minutën e 90’+6 shtesë të ndeshjes.
Me tre pikët e reja, skuadra e Tottenham ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me gjithsej 33 pikë të arkëtuara, plot 20 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Watfordi që zë vendin e 17 në Premier Ligën angleze.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Tottenhamit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →