RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Tragjedi në Mal të Zi, raportohet për 10 persona të vdekur

nga Egzona Mehmeti12 gusht 2022

Të paktën 10 persona janë vrarë sot, në Cetinë të Malit të Zi si pasojë e të shtënave me armë. Tridhjetë e katër vjeçari V.B ka vrarë disa persona në Cetinje dhe më pas është vrarë.
Vijesti, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, ka raportuar se të paktën 10 persona janë vrarë, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur.
Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë, ndërsa në mesin e të plagosurve është edhe një polic, i cili është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe gjendja e tij është stabile, raporton TV Vijesti.
Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Administrata policore dhe askush përgjegjës ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar për tragjedinë në Cetinë./21Media

Të enjten në autostrada kufizohet qarkullimi i automjeteve me mbi 20 tonë
LAJMI TJETËR →
Të enjten në autostrada kufizohet qarkullimi i automjeteve me mbi 20 tonë

Më të fundit

Të gjitha →