Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Trajneri i FFK përdori gjuhë seksiste ndaj gazetarës, reagon AGK

nga Kaltrina Berila12 prill 2021


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj gjuhës seksiste të trajnerit të futbollit, Tahir Batatinës që ka përdorur ndaj gazetarës së sportit, Qendresa Krelani.
“Ti në gazetari mundesh me palu gazeta, ose me pastru diçka, por me analizu futbollin në këtë mënyrë jo…. niveli yt nuk është i një gazetareje, duke prej dukjes…”, Batatina i është drejtuar gazetarës gjatë një emisioni televiziv.
Sipas AGK-së, gjuha seksiste, ofenduese dhe joaekuate që ka përdorur Batatina është tejet shqetësusese, duke pasur parasysh faktin që gjinia femërore janë pak përfaqësuese në media dhe po përfaqësohen keq.
AGK-ja kërkon nga FFK-ja të merr masa ndaj trajnerit Batatina për gjuhën e përdorur, si dhe inkurajon të gjitha gazetaret që pavarësisht seteorotipave të shoqërisë, të mos heqin dorë nga ushtrimi i profesionit të tyre, në cilëndo fushë që ato dëshirojnë të raportojnë./21Media 

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
LAJMI TJETËR →
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Më të fundit

Të gjitha →