RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Trajneri rus: Serbët i kemi vëllezër, Mirlind Dakun duhet ta largojnë nga Rusia

nga RTV21 Portal25 qershor 2024
Trajneri rus: Serbët i kemi vëllezër, Mirlind Dakun duhet ta largojnë nga Rusia

Trajneri rus i futbollit, Alexander Tarkhanov, ka dhënë opinionin e tij lidhur me thirrjet e Mirlind Dakut pas ndeshjes së Shqipërisë me Kroacinë.

Tarkhanov thotë se ndoshta Dakun duhet ta largojnë plotësisht nga Rusia.

“Mendoj se Daku do të dënohet seriozisht. Serbët janë vëllezërit tanë dhe miqtë tanë, ata nuk mund t ofendohen.

Ai duhet të dënohet financiarisht dhe ndoshta të largohet nga ekipi dhe nga Rusia. Ai nuk ka thënë asgjë kundër Rusisë, por futbollistët nuk kanë të drejtë, të ndërhyjnë në politikë dhe të thonë gjëra të tilla. Le të shohim se çfarë vendimi do të marr Rubini”, ka thënë Tarkhanov për “Legalbet.ru”.

Tarkhanov ka drejtuar shumë skuadra në Rusi. 69-vjeçari ka karrierë të gjatë në futboll. Ndër të tjera ishte trajner i CSKA Moskës.

Mediat ruse kanë provuar të flasin me Dakun pas vendimit të UEFA-s. Por, Daku ka refuzuar të përgjigjet.
Daku është sulmues i skuadrës ruse Rubin Kazan. Ai bëri fyerje ndaj serbëve dhe maqedonasve për çka UEFA e dënoi me dy ndeshje moslojë, ndërsa Rubin Kazani paralajmëroi dënimin e futbollistit po ashtu.

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Më të fundit

Të gjitha →