Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“Sllovenia dhe Kroacia të zbatojnë vendimin për Gjirin e Piranës”

nga RTV214 korrik 2017

KE u ka bërë thirrje shteteve që të zbatojnë vendimin e Gjykatës së arbitrazhit në Hagë

Komisioni Evropian i bëri sot thirrje Sllovenisë dhe Kroacisë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës së arbitrazhit në Hagë për kontestin në Gjirin e Piranës.

Javën e kaluar Gjykata e arbitrazhit në Hagë mori vendimin sipas të cilit Sllovenisë i takojnë tri të katërtat e Gjirit të Piranës dhe një korridor drejt detit të hapur.

Të shtunën mediat raportuan për disa incidente në Gjirin e Piranës, për të cilat thuhet se fajtor është pala kroate, derisa nga Zagrebi është thënë se anijet e policisë sllovene tri herë kanë shkelur linjën kufitare në detin ndërmjet dy shteteve.

Sllovenia nga ana e saj ka njoftuar se vendimi i Gjykatës së arbitrazhit në Hagë duhet respektuar.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →