Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në lagjen Veternik në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë katër automjete.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:30 ka ndodhë një aksident trafiku në lagjen Veternik në Prishtinë, ku janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar”, ka njoftuar Ahmeti.
Njësiti i trafikut po merret me rastin./21Media










