Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Gjakovë
Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre e Policisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës. Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar)”, ka thënë Elezaj.
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit.











