Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm kon*liktin me Serbinë

nga Gentrita Xhemajli14 korrik 2025
Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm kon*liktin me Serbinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përsëritur deklaratën se gjatë mandatit të tij presidencial ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë pohim Trump e bëri gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke përmendur mes tjerash edhe ndërhyrjen e tij për të parandaluar konfliktin në rajon.

“Serbi-Kosovë e zgjidhëm atë. Ishte një çështje që do të ndodhte. Dhe përsëri, ishte diçka që unë e përdora. E përdora tregtinë për shumë gjëra, por është shumë efektive për zgjidhjen e luftërave. Ishte me të vërtetë shumë e rëndësishme,” tha Trump, duke listuar vendet ku, sipas tij, ka luajtur një rol kyç në shmangien e përplasjeve të armatosura.

Deklaratën e tij e ka konfirmuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila disa ditë më parë tha se Trump kishte shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë. /kp

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →