RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Trump: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

nga E.Bullaku20 shtator 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi gjatë një tubimi zgjedhor presidenciale në Karolinën Veriore.

Trump ka thënë se administrata e tij është duke i ndalur “vrasjet masive” midis Kosovës dhe Serbisë.

Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë mes vete për aq shumë vjet. ’Ndalni vrasjet’, iu thashë. ‘Miq të bëhemi së bashku”, ka thënë Trump.

E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka shtuar ai, teksa i është referuar nominimit të tij për Nobel të Paqes.

Ndryshe, pjesa e xhirimit ku ai flet për Kosovën është shpërndarë në Twitter.

Kosova dhe Serbia nënshkruan më 4 shtator në Washington marrëveshjen për normalizim ekonomik, pas së cilës nesër pritet në rajon të arrijë një delegacion i shtetit amerikan, përfshirë emisarin special për dialogun Richard Grenell.

Trump on 🇽🇰 – 🇷🇸 deal

“We are stopping MASS KILLINGS between Kosovo and Serbia. They have been killing each other for so many .”

“Stop Killing’, I said ‘fellas, let’s get together.”

“You know, they’ve been doing it for hundreds of years frankly under different names,” pic.twitter.com/JSpicEGroz

— kos_data (@kos_data) September 20, 2020

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →