Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump: “Po i ndalim vrasjet masive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

nga RTV2120 shtator 2020

Trump-i gjatë tubimit zgjedhor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore se administrata e tij është duke i ndalur “vrasjet në masë” midis Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë mes vete për aq shumë vjet”, deklaroi ai para turmës që e brohoriste. “’Ndalni vrasjet’, iu thashë. ‘Miq të bëhemi bashkë”, tha Trumpi teksa në fjalimin gati dyorësh në Karolinën Veriore ka kritikuar vazhdimisht administratat e mëparshme për mënyrën se si e kanë drejtuar politikën e jashtme. “E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka thënë ai, teksa i është referuar nominimit të tij për Nobel të Paqes. Pjesa e xhirimit, ku ai flet për Kosovën ndërkohë është shpërndarë në rrjetet sociale./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →