Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump prej Arabisë Saudite në Izrael

nga Kaltrina Berila22 maj 2017

Presidenti amerikan do të qëndrojë dy ditë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, viziton Izraelin dhe territoret palestineze, derisa vazhdon udhëtimin e tij të parë jashtë vendit.

Ai fluturon nga Arabia Saudite, një aleat kyç i SHBA-ve, ku mbajti një fjalim para udhëheqësve arabë dhe myslimanë në një samit.

Trump do të takohet me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë gjatë rrjedhës së ndalimit të tij dy ditor.

Presidenti e ka quajtur marrëveshjen e paqes izraelito-palestineze “marrëveshje përfundimtare”, duke mos specifikuar se si duhet të realizohet një gjë e tillë.

Ai ka thënë se preferon që të dyja palët të vendosin në bisedime të drejtpërdrejta.

Në një samit në Riad të dielën, Trump u bëri thirrje udhëheqësve arabë dhe myslimanë të marrin drejtimin në luftën kundër militantëve islamikë, duke u bërë thirrje atyre që t’i “dëbojnë ata nga kjo tokë”.

Ai veçoi Iranin, duke thënë se vendi “ushqeu zjarret e konfliktit sektar dhe terrorit” në rajon për dekada të tëra.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →