Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Turqia e gatshme të mbrojë aeroportin e Kabulit

nga Kaltrina Berila19 gusht 2021

Turqia është e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nga sundimi taleban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Turqia kishte ofruar për të kontrolluar dhe drejtuar aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan. Por marrja e shpejtë e talebanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët e mbrojtjes amerikane.
Në një fjalim televiziv të mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende ruan synimin për të operuar aeroportin, transmeton rtv21.tv.
Erdogan tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me udhëheqësit talebanë.
“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Udhëheqësit talebanë kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë”, tha Erdogan./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →