RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

U tha se u zhduk pas tërmetit, lajmërohet aktorja turke Cansu Dere

nga B G15 shkurt 2023
U tha se u zhduk pas tërmetit, lajmërohet aktorja turke Cansu Dere

Lajmi se aktorja turke Cansu Dere u zhduk pas tërmetit të fortë që goditi Turqinë dhe Sirinë bëri jehonë.
Mirëpo, tashmë disa media pohojnë se me aktoren gjithçka është në rregull.
Gjegjësisht, është publikuar një video, në të cilën shihen njerëzit duke mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti. Për një moment në këtë video shfaqet një vajzë me kapuç të kuq, të cilën shumë njerëz mendojnë se është Dere.
Raportohet se gazetarja turke Birsen Altuntas ka bërë të ditur se aktorja është gjallë dhe mirë dhe se po ndihmon familjet e viktimave, por edhe se shtëpia e saj ndodhet afër epiqendrës së tërmetit. Megjithatë, siç pretendon ajo, gjithçka është në rregull me të./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →