Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina kthen 22 ushtarë në shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë

nga Venera Grabanica7 gusht 2023
Ukraina kthen 22 ushtarë në shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë

Ukraina njoftoi të hënën kthimin e 22 ushtarëve pas shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, ka thënë se ushtarët e liruar do t’i nënshtrohen rehabilitimit fizik dhe psikologjik.

“22 ushtarë të tjerë ukrainas u kthyen sot në shtëpi… Ushtarët e liruar do t’i nënshtrohen një rehabilitimi fizik dhe psikologjik dhe do të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka shkruar ai në Telegram.

Ai falënderoi Shtabin Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, duke thënë: “Duhet të përmbushim detyrën e presidentit dhe të kthejmë të gjithë njerëzit tanë”.

Më shumë se 2 mijë të burgosur janë shkëmbyer midis Kievit dhe Moskës që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022, sipas shifrave të përpiluara nga AA,

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →