Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Ukraina kualifikohet në finalen e Eurovizionit

nga Venera Grabanica11 maj 2022

Orkestra Kalush e Ukrainës ka kaluar në finalen e “Eurovision 2022”.

Grupi folk-rap u ngrit në këmbë, duke valëvitur flamurin ukrainas teksa u njoftua se ishin kualifikuar nga gjysmëfinalja e parë në Torino.

Më herët ata kanë dhënë një performancë energjike të këngës së tyre Stefania.

“Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës,” tha anëtari themelues Oleh Psiuk ndërsa ata përfunduan performancën e tyre.

Publiku në Pala Alpitour u përgjigj me një përzierje gëzimi dhe emocioni. Duartrokitjet shurdhuese u shoqëruan me lot të sinqertë.

Mbështetja për grupin është rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →