RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Unë po flas çka ka ndodhur, ti po sheh ëndrra”, përplasen Canaj e Demaj në ”Click”

nga V.G28 korrik 2026
“Unë po flas çka ka ndodhur, ti po sheh ëndrra”, përplasen Canaj e Demaj në ”Click”

Një debat i ashpër është zhvilluar mes analistëve Blerim Canaj dhe Emanuel Demaj në emisionin “Click” të RTV21, ku u diskutua për zhvillimet politike dhe figurat që kanë marrë vëmendje në skenën publike.

Canaj ka ngritur çështjen e fenomenit ”Lule Gjelit”, duke e lidhur diskutimin me atë që ai e cilësoi si “zhvendosje të vëmendjes” nga tema të tjera.

“A ka pasur tendera njëburimorë, për çka po flasim tash? A po e vëren që është zhvendosje e vëmendjes?Fenomeni Lule Gjeli është për  me largu vemendjen”, u shpreh Canaj.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti Emanuel Demaj, i cili ka thënë se nuk duhet t’i kushtohet shumë rëndësi kësaj çështjeje.

“Nuk ka nevojë me i dhënë vëmendje kaq shumë, Lule Gjelit, Lule Knusit, çka do qoftë”, deklaroi Demaj.

Debati mes tyre ka vazhduar edhe më tej, ku Demaj e ka kritikuar Canajn për parashikime, ndërsa Canaj ka insistuar se po flet për ngjarje konkrete.

“Ti, jarani jem, po i parasheh senet. Unë po flas se çka ka ndodhur, ti po flet se si parashesh ose sheh ëndrra”, tha Demaj.

Canaj i është përgjigjur duke mohuar se bazohet në parashikime.

“Unë ëndrra nuk shoh”, reagoi Canaj.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →