🇽🇰 Kosova
Ushtarë italianë të KFOR-it patrullojnë në Klinë: Aktivitet që forcon praninë e misionit
nga Gentrita Xhemajli30 mars 2025
Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit KFOR-it kryen patrullime në komunën e Klinës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.
“Patrullimi është një aktivitet kyç që forcon praninë e KFOR-it, duke kontribuar në siguri dhe stabilitet me paanësi dhe respekt. Në linjë me këtë mision, paqeruajtësit mbajnë një nivel të lartë vigjilence dhe efikasiteti, duke siguruar që ata janë gjithmonë të përgatitur dhe efektivë në të gjitha kushtet”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.








