Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Uta Ibrahimi ia dhuron Kurtit librin për fëmijë “Uta në Sharr”

nga Gentrita Xhemajli6 prill 2025
Uta Ibrahimi ia dhuron Kurtit librin për fëmijë “Uta në Sharr”

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij alpinisten e njohur, Uta Ibrahimi, e cila ka arritur disa suksese të jashtëzakonshme në alpinizëm.

Kurti e përgëzoi për sukseset e saj dhe përfaqësimin e denjë të vendit tonë nëpër botë, si dhe i uroi fat dhe mbarësi në ngjitjen e saj të radhës.

“Ajo është gruaja e parë shqiptare e cila arriti të ngjitet në majën më të lartë të botës – Everest. Njëherësh alpinistja e parë në Ballkan që ka ngjitur 13 nga 14 majat mbi 8000 metra – të njohura si çatitë e botës. Aktualisht po bën përgatitjet e fundit për të ngjitur majën e Kanchenjungës – maja e tretë më e lartë në botë”, tha ai.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim alpinistja Ibrahimi i dhuroi kryeministrit Kurti librin e saj për fëmijë, “Uta në Sharr”.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →