Alpinistja Uta Ibrahimi ka publikuar një video e cila është xhiruar në mes tragjedisë në Shisha Pangma, ku pas rënies së dy ortekëve të borës humbën jetën katër aplinistë.
Video që ka postuar Uta thotë se është xhiruar pas ortekut të parë dhe para ortekut të dytë, përcjell portal rtv21.tv
“Ne ndaluam këtu dhe vendosëm të mos vazhdojmë më tej dhe të shohim nëse mund të ndihmojmë në ndonjë mënyrë! Sherpa im u nis për ndihmë, dhe unë fillova të kthehesha, kur ndodhi orteku i dytë!Moti ishte i tmerrshëm. Era. Dhe ftohtë!”, shkroi Ibrahimi.
Ajo ka thënë se ky është postimi I fundit që do të bëjë në lidhje me Shisha Pangma.
“Shpresojmë që kjo të jetë e fundit që përjetojmë të gjithë ne! “, ka përfunduar Uta Ibrahimi./21Media









